Sun, Nov 24, 2024

E pazakontë/ Në stadium gruaja dhe e dashura, historia e futbollistit anglez

  • PublishedJune 21, 2024

Në stadiumin e Frankfurtit përballë Danimarkës, mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, u përball me një situatë të pazakontë. Atë kishin ardhur për ta ndjekur nga afër bashkëshortja Annie Kilner dhe e dashura Lauryn Goodman, të cilat e kanë bërë të dyja baba.

Annie dhe Lauryn u gjendën kështu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Lauryn Goodman çoi fëmijën e saj për të parë Walker dhe të gjithëve u ra në sy bluza e djalit 4-vjeçar, një fanellë e Anglisë me numrin 2, që shkruante “Babi”.

BASHKESHORTJA ME FEMIJET
BASHKESHORTJA ME FEMIJET

Ajo e djeshmja në Frankfurt ishte momenti më i afërt që Walker dhe djali i tij Kairo kanë pasur prej muajsh.

Annie si në ndeshjen e mëparshme, solli në stadium tre djemtë e saj më të mëdhenj, duke pasur parasysh se i katërti është vetëm dy muajsh. Bashkëshortja e Walker ndodhej në tribunë në seksionin ku ishin ulur edhe partneret e tjera të futbollistëve, ndërsa e dashura ishte ulur në një stendë të veçantë me Kairon.

Mbrojtësi pas ndeshjes shkoi dhe përqafoi bashkëshorten dhe fëmijët.