EMRI/ Dyshohet se e ndihmoi të arratiset pas vrasjes së Arian Gosës, shoqërohet në polici miku i Habib Rexhës
Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme shokun e Habib Rexhës, pasi dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen pas vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.
Gazetari Igli Çelmmeta raporton për BalkanWeb se Ervis Kurti është shoqëruar dhe pritet të merret në pyetje.
Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.
Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–