Poeti Agim Doçi pëson hemorragji cerebrale, në gjendje kritike për jetën
Kompozitori dhe tekstshkruesi Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale.
Ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe është shtruar menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi.
AlbaniaWeb.net ka kontaktuar me mjekët e këtij shërbimi, të cilët thanë se po përpiqen për të ofruar maksimumin, por kompozitori paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.
AlbaniaWeb.net