Prag-ndeshja me Shqipërinë, Laporte: Jam në formë, gati për kuqezinjtë
Lojtari i Spanjës, Aymeric Laporte në konfernecën e zhvilluar në prag të ndeshjes me Shqipërinë, u shpreh se është mjaft në formë.
“Mendoj se ka shumë pak informacion sa i përket Ligës Saudite të Futbollit. Atje stërvitem mirë dhe mendoj se jam pjesë e një kampionati kompetitiv.
Fakti që zgjodha të jem pjesë e një klubi saudit nuk ka ndikuar për keq në formën time dhe nuk besoj se do të jetë problem në ecurinë e Spanjës në Europian. Ndihem mirë dhe i gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë”, tha Laporte.
(J.S/)