Fri, Nov 29, 2024

Thyen rekordin e Ariana Grande, Sabrina Carpenter kryeson listën me këngën “hit”

  • PublishedJune 22, 2024

Këngëtarja Sabrina Carpenter ka vendosur një rekord të ri në listën e Britanisë së Madhe duke u bërë artistja më e re femër që ka zënë dy vendet e para në të njëjtën javë. Këngëtarja amerikane arriti në vendin e parë në listën e kompanive Official Charts me ‘Please Please Please’, duke e shtyrë ‘Espresso’, i cili kishte qenë në krye për pesë javë.

Kënga më e re ‘Please Please Please’ gjithsej ka 9.8 milion transmetime të kombinuara, ndërsa ‘Espresso’ doli i dyti me 8.1 milion transmetime. Në moshën 25-vjeçare, Carpenter kaloi Ariana Granden, e cila mbante këtë rekord më parë.