Fri, Nov 29, 2024

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280 mijë”/ Top Channel zbardh telefonatat e zhvatjes së italianëve përmes callcenter, si e manipulon agjenti

  • PublishedJune 22, 2024

AlbaniaWeb.net ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i investuan në kriptovalutë.

Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.

Në dosjen e zbardhur nga AlbaniaWeb.net, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call centerave dhe ‘viktimave’ që binin pre e mashtrimeve.

Në një rast, një operator me emrin Aron, bind italianin e quajtur Renato që me investimin e tij prej 15 mijë eurosh, do të fitojë 280 mijë euro. Ai insiston vazhdimisht, derisa Renato dorëzohet.

“Në datën 9 nëntor 2020, në orën 15:42, operatori Aron telefon Renaton. Renato ankohet se duhet të paguajë taksat para se t’i mbërrijë kapitali. Aron sqarojë se nuk e dinte që taksat duheshin paguar paraprakisht dhe pohon se shpërblimin e tij e merr vetëm kur ai t’i ketë paratë në llogari.

Aron pyet Renaton nëse është përpara kompjuterit, Renato konfirmon dhe Aron (në sfond zëra tipikë të një call center-i) i kërkon të hapë një moment banken “Mediolanum”, i thotë të fusë kodin e klientit dhe pastaj i thotë se ka rreth 3.000,00 të lira dhe 25.000,00 letra me vlerë. Renato i thotë se letrat me vlerë nuk mund t’i shesë pasi janë bashkë me dikë tjetër (vazhdojnëë në sfond zëra tipike të call centër-it), Aron këmbëngul se duhet të gjejë zgjedhjen për t’i zhbllokuar 280.000,00 euro që hyinë në Mediolanum dhe e fton të fusë kodin e sigurisë të parin dhe të tretin, Renato ankohet se duke vepruar në këtë mënyrë humbet 15.000,00 euro por Aron i thotë se nuk i humbet pasi duke vepruar kështu, ai merr 280.000,00 euro.

Aron këmbëngul që Renato të fusë kodet, Renato është i kujdesshëm, Aron këmbëngul të fusë edhe kodin e tretë dhe të katërt të sigurisë dhe i thotë ta lëshoje mausin, Renato i shqetësuar e pyet nëse po i shet gjithçka sikur të ishtë Aroni ai që menaxhontë transaksionin në kompjutër.

Renato i kërkon Aron-it të mos i prekë ato 3000,00 euro, Aron vazhdon t’i kërkojë Renato-s të fusë kodin e tretë dhe të katërt të sigurisë.

Renato i ankohet se kështu mbetët me zero dhe Aron i shpjegon se i kanë shitur ato qe ishin pozitive, nië 13.000,00 euro dhe një 6.000,00 euro dhe se duhet të bëjë pagesën brenda ditës se sotme sepse nesër do të marre kapitalin me vlere 280.000,00 euro. Renato thotë se nuk ka para për të bere pagesën por ARON insiston duke i thënë se ka në dispozicion 3000,00 euro.

Renato vazhdon të refuzojë të bëjë pagesën sepse ato 3000,00 euro janë paratë e fundit që i kanë mbetur por Aron insiston duke ngritur zërin dhe duke e bërë të besojë se nesër ne mëngjes do të marrë kapitalin dhe vazhdon t’i thotë që të fusë kodin e tretë dhe të pestë dhe me pas të japë konfirmimin dhe në fund Renato dorëzohet. Aron i thotë se do ta telefonojë nesër në mëngjes rreth orës dhjetë.“-thuhet në dosje.

Si funksiononte mashtrimi?

Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterët personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet.



AlbaniaWeb.net