“Alarm” tek Italia, Spalletti humbet një titullar, “azzurrët” ndryshojnë “fytyrë” ndaj Kroacisë – Balkanweb.com – News24
Me Spanjën që “mbretëron” e qetë në krye, pjesa tjetër e grupit të “vdekjes” janë të gjithë në lojë. Ndryshe nga projeksionet paraprake edhe Italia ndjen një presion të madh, për të shmangur çdo skenarë të padëshiruar duhet me çdo kusht të dalin të pamposhtur nga ndeshja e fundit, ajo kundër Kroacisë, por ballkanasit janë “all-in” në këtë përballje pasi i bën punë vetëm fitorja.
Humbja e fundit kundër Spanjës ka lënë një shije të hidhur në kampin “azzurr”, “furia e kuqe” nxori në pah të gjithë limitet e ekipit të Spalletti-t, duke e bërë të dukeshin një ekip i vogël.
Atmosfera nuk është nga më pozitivet, pasi në këtë takim të fundit, trajneri i Italisë duhet të bëjë llogaritë edhe pa një titullar shumë të rëndësishëm si Federico Dimarco. Anësori i Interit mori një goditje në sfidën kundër Spanjës, një traumë në këmbën e djathtë që nuk ka kaluar në kohë, duke bërë që Dimarco të humbas këtë përballje. Mungesa e Dimarcos nuk është si gjithë të tjerat pasi Spalletti ka vetëm një mëngjarash në atë krah, në këto kushte është i detyruar të hedh në fushë nga minuta parë Cambiaso-n, ose të riorganizojë nga e para repartin defensivë duke kaluar Calafiori-n në të majtë, pasi mbrojtësi e ka bërë edhe më herët një rol të tillë te Bolonga.
Jo vetëm në mbrojtje, Spalletti po planifikon nga një ndryshim në repart, ku në mesfushë rrezikon shumë Jorginho, në vend të tij mund të luajë Cristante. Në sulm, Spalletti pritet të ul në stol Scamacca-n për t’i besuar një fanellë titullari Retegui.
()