Shitje kanabisi në Dibër, bie në pranga 27-vjeçari nga Tirana, nën hetim pesë të tjerë
Vijon intensivisht zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”.
Si rezultat, goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.
Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”.
Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolit në automjetin që ky shtetas drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27 vjecarin, konkretisht shtetasit M.A.; M.Ç.; B.H.; E.V.; të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
-Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
AlbaniaWeb.net