Sun, Nov 24, 2024

“Tatimet vendosen gjoba të larta për disa televizione”, raporti i “Freedom House” për Shqipërinë: Shkak, mbulimi kritik ndaj qeverisë

  • PublishedMay 24, 2023

Organizata “Freedom House” në raportin e saj për vendet në tranzicion, përmend një sërë problematikash, ndër to dhe tkurrjen e mediave të pavarura apo presionin qeveritar mbi mediat kritike dhe kompanive që i kanë në pronësi.

Ndonëse në raport nuk jepen emra, qartësisht pasqyrohet ajo që ka ndodhur me News24 dhe Birra Tirana, ku thuhet se Tatimet vendosën gjoba të larta për rrjete dhe media të ndryshme televizive, si dhe kompanitë që i kanë ato në pronësi për mbulim kritik ndaj qeverisë.

“Sipas raportit, Drejtoria e Përgjithshme Shqiptare e Tatimeve vendosi gjoba të larta për rrjete dhe media të ndryshme televizive, si dhe kompanitë që i kanë ato në pronësi për mbulim kritik ndaj qeverisë.

Duke pasur parasysh natyrën e paqartë të pronësisë dhe financimit të medias në Shqipëri, është e vështirë të analizohen motivet e sakta prapa gjobave kaq të mëdha apo ndonjë lidhje të mundshme midis politikës dhe pronësisë së medias”, thuhet ndër të tjera në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.