Sun, Nov 24, 2024

Nuk u aktivizua asnjë minutë në Europian, shpërthen babai i lojtarit të Kombëtares: Zoti i shkatërroftë ata që ta vodhën ëndrrën

  • PublishedJune 24, 2024

Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian, gjë e cila duket se nuk është pritur aspak mirë nga babai i tij, Ilmi Ismajli.

Në një postim në Facebook, babai i mbrojtësit shpërtheu ndaj të gjithë atyre që i quan të pabesë, të cilët sipas tij i vodhën ëndrrën djalit të tij.

Në postimin e bërë në Facebook, Ilmi Ismajli shkruan:

“Ardian,

Bëhu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…

Te pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!

Zoti i shkatërroftë ata që te bënë pabesi, të bënë tradhti sepse shumë ke besuar dhe nuk keni faj se në ballët e tyre nuk shkruante i pabesë…

Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…”



AlbaniaWeb.net