Sun, Nov 24, 2024

“T’u hiqet e drejta prindërimit!” Lira Gjika: Ligji duhet të ndërhyjë kur fëmijët dhunohen

  • PublishedMay 24, 2023

Dhuna në familje është një nga sfidat më të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut. Ajo mbetet një problem kryesisht i fshehur, me të cilin pak vende, komunitete ose familje përballen hapur. Dhuna në familje është një fenomen global dhe nuk është e kushtëzuar gjeografikisht, nga përkatësia etnike ose fetare. Fëmijët, si viktimat më potenciale nga dhuna në familje mund të mbrohet më mirë dhe të mbështeten në kalimin e këtyre situatave vetëm nëpërmjet denoncimit të rasteve.

Vetëm pak ditë më parë një video e publikuar ka ndikuar që të ketë shumë reagime të figurave publike dhe shqiptarëve.
Një grua është filmuar teksa ecën në rrugët e Durrësit me fëmijën e saj përdore, të cilin e dhunon në mënyrë makabre. Ajo shihet që e tërheq zvarrë, e qëllon me shuplaka në kokë e të gjithë trupin. Në një moment, fëmija rrëzohet në shkallë dhe gruaja në fjalë nuk e ngre, por e qëllon me shkelm.
E ftuar në Vila24 pediatrja Lira Gjika ka folur për rastin në fjalë duke bërë thirrje shtetit të ndërhyjë për të mbrojtur fëmijët që dhunohen nga prindërit e tyre.

“I vetmi rast kur një qytetar duhet të ndërhyj ndaj një prindi dhe fëmijës është kur ky i fundit është duke u dhunuar fizikisht, jo vetëm ti mbaj dorën por edhe të njoftoj policinë. Duhet të veproj ligji bashkë me shërbimet sociale. Për videon që është virale këto ditë ku zonja dhunon barbarisht një fëmijë duhet të angazhohen shërbimet shtetërore, nëse është nëna duhet duhet ti hiqet e drejta prindërimit. Fëmijët kështu do shpëtojnë nga dhuna, duhet t’u shpjegohet që nëna është e sëmur pasi për mendimin tim ajo është një grua e dhunuar keq dhe duhet trajtuar”- tha Lira Gjika.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.