“Safet Gjici bëri s*ks më të lehtë se presidenti i SHBA-së”, Spahiu: Ai dhe Beleri morën dënim të ashpër, duhej të…
Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje direkte me “Top Story-n” është shprehur se dënimi i dy kryebashkiakëve Safet Gjici dhe Fredi Beleri ka qenë më i ashpër sesa duhej.
Ai paralelizoi edhe rastin e Gjicit i cili kryeu marrëdhënie në zyrë me ish-presidentin e SHBA-së Klinton i cili kryente marrëdhënie me sekretaren dhe asistenten e tij.
Kreshnik Spahiu: Kemi dy kryetarë bashkie të dënuar me burg, Safet Gjicin me tre vite burg për marrëdhënie seksuale në zyrë dhe Fredi Belerin me dy vite burg për krim zgjedhor. Unë i bëj një pyetje publikut, a është peshore e barabartë e drejtësisë që për seks në zyrë jo me punonjës, por për seks më të lehtë se presidenti amerikan i cili kryente marrëdhënie me sekretaren e vetë, me asistenten e vetë, të dënohet me tre vite burg shqiptari Safet Gjici qoftë socialist apo demokrat dhe me dy vite burg dënohet Fredi Beleri. Po të më pyesni mua si jurist, unë them që të dyja janë dënime të ashpëra qoftë e shqiptarit Safet Gjici qoftë e minoritarit Fredi Beleri. Duhet të ishin dënime më të ulta, burgimi e ka kryer funksionin e vetë, se bëjnë 1, 2 apo tre nuk kanë fare efekt. Unë sot kam pritur një zgjidhje tjetër, ligji parashikon që ekzekutimi me burg të pezullohet dhe të lihet në shërbim prove për veprat penale brenda pesë viteve.
AlbaniaWeb.net