Habit Krist Aliaj: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë
Kristi Aliaj ka bërë një parashikim të çuditshëm, teksa foli në një intervistë në MCN TV me Aulona Mustën. Ish-banori i Big Brother Vip është shprehur se njerëzimi do të përjetojë një evolucion dhe mund të ndodhë që pas pesë viteve të kryhet marrëdhënie me robotë.
“Është shumë e vështirë të kesh përgjigje për këtë. Mund të jetë thjesht një evolucion i njerëzimit që shkon drejt një të ardhur tërësisht aseksuale. Besoj për këto pesë vjet do të bëjmë seks me AI, robotë”, u shpreh ai.
Ish-konkurrenti shtoi: “Besoj që edhe një robot mund të jetë shumë i bukur, jo vetëm i bukur por femra që do ti. Mund të bëhet një VIP, një politikane. Unë jam shumë i lidhur me erën natyrale, do të jetë vështirë për mua”.