Kompromis në ndeshjen Sllovaki-Rumani? Jemini: E theksuam që do dilte barazim, të dyja njihen
Sllovakia dhe Rumania arritën të kualifikohen të dyja në fazën e 1/8-ave në Europian, të cilat dolën barazim me njëra-tjetrën në takimin mes tyre.
Ish-arbitri Lorenco Jemini u shpreh se mes tyre nuk kishte asnjë kompromis pasi ishte diçka që pritej dhe çdo gjë shkoi sipas parashikimeve.
“Sikur e theksuam që Sllovakia me Rumaninë do dilnin barazim. Ashtu shkoi. Ky kompromis nuk është, sepse të dyja njihen në futboll. Ka një logjikë dhe ashtu doli. Dhe faull nuk shtihet”, u shpreh Jemini.
AlbaniaWeb.net