Lojtari i Spanjës: Të ruajmë intensitetin, ndaj Gjeorgjisë ndeshje e vështirë
Robin Le Normand, lojtari i Spanjës foli për sekretin e iberikëve dhe për kundërshtarin e radhës në Europian, Gjeorgjinë.
“Nëse ruajmë intensitetin tonë, do të shkojmë larg. Tani, kur në humbim topin, të gjithë vrapojnë. Kjo është thelbësore. Ne duhet ta vlerësojmë Gjeorgjinë sepse ata janë në një moment të mirë. Ne i njohim kundërshtarët tanë, i kemi mundur, por do të jetë ndryshe tani” – tha ai.
(J.S/)