Sat, Nov 23, 2024

“Komision Hetimor për farsën e 14 majit”/ Berisha akuza të forta: Manja, kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Belinda Balluku terrorizoi qytetarët

  • PublishedMay 24, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 14 majit përdori bandat për të terrorizuar qytetarët.

Gjithashtu Berisha denoncoi raste të blerjes së votave, ndërsa theksoi se bandat u dërguan nga Dubai, ndërsa kriminelë u liruan nga qelitë.

Sakaq ai shtoi se lidhur me këto situata do të përgatitet me urgjencë një Komision Hetimor Parlamentar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne kemi vendosur dhe do të ndjekim rrugën ligjore. Pa asnjë lloj reflektimi tjetër përveç atij se shprehu Rama se kodi zgjedhor është kinezëri për KZQ, për gjykatën që nga ngritur. SKAP-i i partisë është institucioni më i skllavëria, çdo padi e jona është hedhur poshtë me absurditet pa asnjë bazë ligjore nga SKAP-i i partisë, Për të rëndësi ka urdhri i Ramës dhe jo Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor.

Marrim rastin e blerjes së votës, SKAP-i thotë kjo lejohet në zgjedhje lokale sepse kështu ka thënë KQZ. A ka dhunim flagrant të ligjit se sa ky? Kushtetuta kurrë nuk mund të ndajë vlerën e votës për zgjedhje të përgjithshme apo për zgjedhje lokale. Të gjitha çështjet e dërguara janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë, ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit karteleve të drogës dhe bandave të tyre. Duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për Komision Hetimor Parlamentar për këtë farsë më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ne po përgatisim raportin, bota e krimit u vërsulet qendrave të votimit. Pati lirime nga burgu, u përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate, burgje që votonin 100% njësoj si në diktaturë. Në burgun e grave në Tiranë 45% e votave për hajdutin Veliaj. Ulsi Manja është një kriminel elektoral, ka përdorur administratën e burgjeve. Në krye të krimit qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë me blerje votash. Rrok Gjoka merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën, në takimet e saj, ajo ndante qendër votimi me biznes. Janë përdorur forma të ndryshme. Në Klos demokratët e kapën tjetrin në makinë që mbante para, policia e fshihte kriminelin elektoral. Në Librazhd ndihmat ushqimore ndaheshin haptas, liheshin në supermarkete nga ish-shoferi i Taulant Ballës. Bandat në qytetet e mëdha u hodhën në një sulm të egër, të gjitha në regjinë e Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.