Sun, Nov 24, 2024

Manja jep lajmin: Do të ketë amnisti në institucionet e vuajtjes së dënimit (Komenti për vdekjen e të riut në QSUT)

  • PublishedMay 24, 2023

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se në institucionet e vuajtjes së dënimit do të ketë amnisti.

Në një dalje për media, Manja nuk komentoi se cilat kategori të të burgosurve do të përfitojnë amnisti.

“Për amnistinë e kemi projektuar një proces për institucionet tona të vuajtjes së dënimit. Do të kemi një amnisti në institucionet e vuajtjes së dënimit, por se cilat do të jenë, do vendoset.”, tha ai.

Ndër të tjera Manja u pyet dhe për rastin e vdekjes së Jani Rustemajt, i riu që përfundoi në koma në QSUT teksa ishte i arrestuar për vjedhje, ndërsa humbi jetën 1 muaj më vonë.

Ai tha se rasti në fjalë, por dhe të tjera ndodhi po hetohen. “Për sa kohë është duke u hetuar, ka disa kakofoni dhe refuzoj të flas. kemi përgjigje konkrete për secilin nga rastet dhe për secilin prej këtyre personave që kanë humbur jetën. Iu shpreh ngushëllime familjarëve. Edhe në këto qendra ndodhin aksidente njerëzore, por në përfundim të hetimit ftoj që të merren procedurat në rastin konkret.”, pohoi Manja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.