A duhet të kenë futbollistët raporte intime para ndeshjes? Përgjigjet psikologia
A duhet të kenë raporte intime me partneret e tyre para ndeshjeve futbollistët?
Psikologe Lenita Halili, e ftuar këtë mbrëmje në Top Arena u shpreh se nuk duhet të kenë, teksa thekson se grumbullimet bëhen me qëllim që të “izolohen”.
“Grumbullimi nënkupton që ti izolohesh nga bota e jashtme. Marrëdhënia romantike është shumë dinamike, dhe mund të ndodhë që para ndeshjes të kesh një debat. Nuk do ta këshilloja që të kishin një raport intim me partneret’, u shpreh ajo.