Spallettit i “zhduken” sulmuesit, Scamacca-Retegui zero gola, vetëm një gjuajte në kuadrat
Zvicra, rivali i Italisë në fazën e 1/16, nuk është rivali më komod që mund t’i binte përfaqësueses “azzurre”, por sigurisht nuk është as më i forti. Në këtë fazë të Evropianit bie çdo llogari, kjo është një ndeshje teke ku duhet të fitosh për të kaluar më tej.
Problemi më i madh i Spallettit në këtë pikë është se nuk po i funksionin si duhet faza ofensive, më saktë qendërsulmuesit. Në tre ndeshjet e fazës së grupeve, Scamacca dhe Retegui nuk kanë shënuar asnjë gol, jo vetëm kaq, por të dy së bashku kanë goditur vetëm një herë kuadratin.
Sulmuesi i Atalanta-s ka pasur më shumë minuta në dispozicion, 162 minuta, ndërsa Reteguoi 123 minuta. Këta janë numra shumë të zbehtë, duke e vendosur Spallettin në “siklet”, pasi duke nisur nga sfida me Zvicrën dhe nëse dëshirojnë të shkojnë më larg duket të shënojnë.
()