FOTOT/ 250 milionë lekë vetëm lulet! Sot iu sekuestruan pasuritë nga SPAK, por shikoni luksin e shfrenuar në dasmën e Kristian dhe Drilona Boçit
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Kristiani dhe Drilona njihen për jetën e luksit që kanë bërë prej vitesh dhe që nuk kursehen ta ekspozojnë në rrjete sociale. Çifti është martuar në vitin 2008 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Para 6 viteve ata festuar 10 vjetorin e martesës së tyre, ku organizuan një dasmë të dytë shumë luksoze me 115 të ftuar të afërm të tyre dhe personazhe VIP.
Për eventin e organizuar në një ambjent luksoz të Tiranes ishin zgjedhur për dekorim rreth 30 mijë lule të freskëta natyrale të cilat veshën gjithë ambientin nga tavani në dysheme, ku vetëm këto lule pa shtuar asnjë detaj tjetër kushtuan 250 milionë lekë të vjetra.
AlbaniaWeb.net