Vetëm 10% e shoferëve rifituan lejen e drejtimit, Gjinaj: Problemi jo vetëm tek shkelësit, por edhe tek udhëzimi
Nga 429 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 44 persona ose e thënë ndryshe 10% e tyre arritën të rifitojnë Lejen e Drejtimit.
Të dhënat u publikuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Por, problemi sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave Tonin Gjinaj nuk qëndron vetëm tek shkelësit e Kodit Rrugor, por edhe tek Udhëzimi, që sipas tij u hartua pa u konsultuar me grupet e interesit dhe është diskriminues, sidomos ndaj një kategorie që kryejnë shkelje të vogla, që nevojiten masa këshilluese.
Gjinaj shprehet se një tjetër problematikë është edhe mosfunksionimi i serverave dhe ndërveprimi mes Policisë Rrugore dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.
Ai shtoi se këto masa të rrepta do të ndikojnë që këta drejtues të udhëtojnë pa patenta dhe të përballen më pas me Prokurorinë dhe Gjykatat.
Tonin Gjinaj shprehet se në hartimin e udhëzimeve të tilla nevojitet patjetër zëri i grupeve të interesit, pasi janë më kompetentë se ministria apo qeveria në këtë fushë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–