Në prag sezoni, policia bllokon dy mjete lundruese në Vlorë, gjobë për një prej pronarëve
Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në kuadër të bashkëpunimit me QNOD dhe rojën bregdetare, për kontrollin e vijës bregdetare, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf në pronësi të shtetasit G. G., sepse ky shtetas nuk e kishte regjistruar mjetin lundrues sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020. Për këtë shkelje, shtetasit G. G. iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj.
Gjithashtu, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave të përbashkët me Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, “Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë – Sarandë”, shërbimet e Policisë Kuiftare kanë bllokuar për verifikime të mëtejshme nga Inspektoriati i Peshkimit Vlorë, një mjet lundrues flluge që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.
2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.
Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–