Wed, Oct 9, 2024

Dua Lipa në Glastonbury – BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

  • PublishedJune 29, 2024

Dua Lipa ka dhuruar një mbrëmje magjike me performancën e saj në festivalin më të madh britanik “Glastonbury”.

Ajo ishte këngëtarja e natës e këtij festivali dhe performoi para 100 mijë njerëzve e cila doli në skenën e famshme të Piramidës pas orës 22:00, duke e hapur me një seri të përsosur prej pesë këngësh: Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating.

BBC lavdëroi koreografitë e saj teksa thotë se lanë njerëzit pa frymë dhe ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natë duke cilësuar gjithashtu performancën e saj ambicioze dhe dinamike.

E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i thoshte Dua turmës.