Triumf me zemër, Brazili merr 3 pikë të arta në Kupën e Amerikës (VIDEO)
Brazili mori 3 pikët e para në Kupën e Amerikës pas fitores 1-4 ndaj Paraguajit. Një pjesë e parë shumë emocionuese, me gola dhe raste, duke kënaqur kështu tifozët që kishin zgjedhur të shikojnë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Lukas Paqeta bën “djallin” në minutën e 31-të, ai humbet 11-metërsh, me topin që përdundoi jashtë. Mesfushori rregulloi gabimin në të 35-tën, duke shërbyer në mënyrë perfekte për Vinicius, i cili realizoi në portën e mbrojtur nga Morinigo Akosta.
Gjërat u bënë edhe më të lehta për skuadrën e Junior Dorival. Savio thelloi shifrat në të 43-tën, ndërsa Vinicius vendosi në kasafortë 3 pikët, pasi përfitoi në maksimum nga gabimi i kundërshtarit.
Në pjesën e dytë, në të 48-tën, Alderete futi në lojë Paraguajin, por vetëm përkohësisht pasi Paqueta në të 65-tën “vulosi” një herë e mirë fatet e takimit.
Në grupin D, Kolumbia kryeson me 6 pikë, ndërsa Brazili i vendit të dytë ka 4 pikë. Kosta Rika e 3-ta me 1 pikë ndërsa Paraguaji mbyll klasifikimin me 0 pikë.
Në sfidën tjetër pritet spektakël, Brazili sfidon Kolumbinë, në një ndeshje ku do synohet vendi i parë. Vinicius me shokë janë pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Amerikës, me finalen e madhe që do të mbahet me 15 korrik.
(J.S/)