Sun, Oct 6, 2024

Rrufetë ndërpresin sfidën Danimarkë-Gjermani, lojtarët mbyllen në dhoma

  • PublishedJune 29, 2024

Vetëm pak minuta pasi kishte nisur ndeshja mes Danimarkës dhe Gjermanisë, sfide është ndërprerë. Shkak janë bërë kushtet e paqëndrueshme të motit. Rrufetë, njëra pas tjetrës e kanë shoqëruar këtë sfidë, duke bërë që të ketë panik në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Fillimisht, arbitri i dërgoi lojtarët në stol dhe pas një kondultimi, vendosi t’i mbyllë ata në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet se kur do të rinisë sfida.