Mon, Nov 25, 2024

Fushata e BE-së “Made of us”/ Vlogerja polake në Shqipëri: S’kam parë kurrë kaq makina, shqiptarët duken rehat para kafes

  • PublishedMay 24, 2023

Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri çeli fushatën “Made of us”. Protagonistët e fushatës janë 12 vlogerë të rinj nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor të cilët kanë udhëtuar nëpër rajon në çifte dhe kanë dokumentuar online peizazhet natyrore, trashëgiminë unike kulturore si dhe investimet e BE-se. Pjesë e aventurës ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe Shqipëria.

“Ne presim më shumë kënaqësi sesi ju do të shfrytëzoni aftësitë tuaja si blogere për të promovuar Shqipërinë e di qe nuk do te jete e vështirë. Ne do donin te tregonim se çfarë bën Bashkimi Europian, ju me siguri do te shikoni se çfarë ka bere BE-ja dhe se çfarë do te beje ne vijim. Keni ardhur ne momentin e duhur ju uroj fat me udhëtimin tuaj”, tha Alexis Hupin, drejtuesi i seksionit politik te delegacioni te BE-së.

Pjesë e projektit është përzgjedhur “zana e udhëtimeve” siç e quan veten në rrjetet sociale, Ornela Zani e cila tha se përpos bukurive të natyrës si dhe projekteve të BE do t’i tregojë bashkudhëtares së saj polake Natalia Orda edhe disa gjëra me të cilat karakterizohen shqiptarët si popull. Itenerari fillon në Shkodër, Theth, Durrës, Vlorë Butrint dhe përfundon në Gjirokastër”.

“Tashmë e kam mundësinë tua tregoj Shqipërinë live me Natalinë, do u tregoj shqiptarët e vërtetë në 800 kilometra itenerar. Ne jemi shume mikpritës vërtetë. Duke u argëtuar, ne do prekim jetët e njerëzve dhe mënyrën sesi kane ndikuar projektet në jetën e njerëzve. Përgjatë 6000 kilometrave në total vlogerët, eksploruan projekte të financuara nga BE-ja dhe dhjetëra lokacione unike, duke e prezantuar rajonin dhe duke rrëfyer histori me fjalët e tyre.

Fushata e ndërgjegjësimit synon të promovojë një imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.