VIDEO/ Spanja i prish “magjinë” Gjeorgjisë, iberikët dhurojnë show dhe “përqafojnë” çerekfinalen
Spanja përmbysi Gjeorgjinë dhe fitoi 4-1 duke shkuar kështu në çerekfinalen e Europianit.
Të besuarit e De La Fuentes e nisën sfidën “zjarr”, duke ushtruar presionin konstant Kvara-s me shokë dhe duke iu afruar disa herë golit.
Gjithsesi, kur nuk shënon e pëson. Ekip i Sagnol festoi në të 17-tën minutë, teksa Le Normand realizoi një autogol të pafat. Goli i barazimit mban firmën e Rodrit, në të 39-tën.
Në pjesën e dytë, Ruiz shënoi (51’), duke përmbysur shifrat, ndërsa Williams dhe Olmo thelluan shifrat. Kështu, Spanja gjen Gjermaninë në çerekfinale.
(J.S/)