Thu, Nov 28, 2024

“Babi më quajti…”/ Tayna zbulon lidhjen e veçantë me Ismail Kadarenë

  • PublishedJuly 1, 2024

Edhe reperja Tayna ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Përmes disa rrjeshtave, ajo zbuloi se ka një lidhje të veçantë me poetin e ndjerë. Bëhet fjalë për emrin e saj të vërtetë, Doruntina.

Përmes një story në Instagram, Tayna ka treguar se babi i saj i’a ka vendosur emrin duke u frymëzuar nga vepra e Kadaresë, “Doruntinë”.

Në statusin e saj ajo shkruan:

Edhe kur kujtesa ime e lodhur ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës. Vetëm në stacionet kryesore do ndalojë. Unë ty sdo të harroj”. Babi më quajti Doruntina nga vepra jote. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare! Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”.

Ismail Kadare mbylli sytë përfundimisht ditën e sotme, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shkrimtari lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.