“Spanja do të fitojë Euro 2024”, portieri gjeorgjian: Duhet të jemi të kënaqur, pavarësisht eleminimit
Gjeorgjia nuk i’a doli të vijonte ëndrrën e nisur në rrugëtimin fantastik si deputues në këtë evropian. Spanja tregoi se mbetet një ekip i madh me elementë të jashtëzakonshëm, që me shumë gjasa do të kërkojë të mbërrijë deri në fund të kompeticionit. Këtë mendim ndau në përfundim të ndeshjes edhe portiere i Gjeorgjisë Mamardashvili, i cili megjithëse protagonist nuk mundi të ndalte “furinë e kuqe” në pjesën e dytë.
“Duhet të jemi të kënaqur me performancën tonë deri këtu. I kemi dhuruar vendit tonë një emocion dhe një lumturi të papërshkrueshme. Duhet të jemi të kënaqur pavarësisht eleminimit. Pak kohë më pare askush nuk e mendonte Gjeorgjinë në këtë fazë të evropianit. Spanja mbetet favoritja kryesore për të fituar evropianin, mëkat që u përballëm me ta në këtë raund theksoi portiere Mamardashvili.