Mon, Nov 25, 2024

EMRI/ Fshihej në Janinë dhe shoqërohej me Laert Haxhiun, policia shqiptare informacion zyrtar për arrestimin e 22-vjeçarit

  • PublishedMay 24, 2023

Policia shqiptare ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e Firdeus Berberi, miku i të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, që u vu në pranga sot në Janinë.

Policia bën me dije se gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi Firdeus Berberi 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi Firdeus Berberi ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.