Thu, Nov 28, 2024

Sara dhe Ledioni “arratisen” nga Shqipëria, ja ku po i kalon çifti pushimet

  • PublishedJuly 2, 2024

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë nisur pushimet së bashku, pa fëmijët. Dyshja e njohur e ekranit shqiptar ka zgjedhur si destinacion për këto ditë të nxehta, Spanjën.

Ishte Sara ajo e cila postoi ditën e sotme tre foto, ku duket edhe Ledioni.

Duke i shoqëruar fotot me flamurin e Spanjës, Sara lë të kuptohet se këtë udhëtim po e shijon vetëm me bashkëshortin.

Kujtojmë se çifti kaloi edhe disa ditë pushimi në jug të vendit, por me 3 fëmijët e tyre.

S’na ngelet gjë tjetër veçse t’u themi; pushime të mbara!