Fri, Oct 18, 2024

Dj Dagz-in e zë gjumi në timon, ja reagimi i Dj Pm!

  • PublishedJuly 2, 2024

Kemi parë shumë raste ku personazhet VIP, të shfaqen duke xhiruar ndërkohë që janë në timon, gjë kjo që thyen rregullat e qarkullimit apo dhe shumë raste të tjera.

Një rast pak më ndryshe është ai i DJ PM dhe DJ Dagz, ku PM ka publikuar një video në rrjete sociale.

Ky i fundit duket vetë në video mirëpo ajo që bie në sy është fakti që Dagzin e ka zënë gjumi, ndërkohë që është në timon dhe Dj Pm i cili trembet në fytyrë në momentin kur e vë re.

Të dy djemtë janë mirë dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur, ama edhe pse është publikuar si një video humoristike, situata ishte serioze.

 

@_djpm #fyp#viral#foryou#kujtipaskengja#djpm#djdagz#djes @DJ_DAGZ @Djescoman ♬ original sound – DJ PM