Fri, Oct 18, 2024

LIVE RUMANI-HOLANDË/ “Tulipanët” me një këmbë në çerekfinale, Malen shënon dhe golin e dytë (VIDEO)

  • PublishedJuly 2, 2024

Rumania përballet me Holandën në sfidën e parafundit të fazës së 1/8-ave në Mynih.

Rumunët janë një nga surprizat e këtij Europiani pasi e mbyllën Grupin E në vendin e parë dhe tashmë duan të vazhdojnë edhe më tej.

Nga ana tjetër, “Tulipanët” dolën të tretët në Grupin D, teksa ekipi i Koeman do të arrijë finalen e madhe të Berlinit.

REZULTATI LIVE:

RUMANI 0-2 HOLANDË

Gakpo 20′, Malen 82′

KOMENTI LIVE:

83′ GOOOL HOLANDA 0-2/ Gakpo lëviz bukur në zonë dhe pason për Malen, i cili shtyn topin drejt rrjetës. (VIDEO)

81′ Stanciu ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

78′ Dumfries dënohet me karton të verdhë për vonesë loje.

72′ Tre zëvendësime te Rumania. Largohen Hagi, Marin dhe Dragus, në vendet e tyre futen Alibec, Cicaldau dhe Mihaila.

69′ Dy zëvendësime te Holanda. Largohen Schouten dhe Ake, në vendet e tyre futen Veerman dhe Van de Ven.

67′ Marin shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Gakpo godet brenda zonës dhe çon topin në rrjetë, por VAR-i e anulon për pozicion të parregullt. (VIDEO)

62′ Gakpo avancon bukur në zonën rumune dhe godet nga distanca, por Nita arrin ta ndalë.

58′ Van Dajk godet me kokë, por tentativa e tij përplaset në shtyllë.

46′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Berwijn dhe në vendin e tij futet Malen.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

44′ Xavi Simons merr një top në zonë, por nuk godet dot siç duhet.

38′ Zëvendësim te Rumania. Largohet Mogos dhe në vendin e tij futet Racovitan.

20′ GOOOL HOLANDA 0-1/ Gakpo hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën për të çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

14′ Man provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

1′ Shkelmohet topi i parë në Mynih!

FORMACIONET ZYRTARE:



AlbaniaWeb.net