Thu, Oct 17, 2024

LIVE AUSTRI-TURQI/ Rihapet sfida në Leipzig, austriakët gjejnë rrjetën (VIDEO)

  • PublishedJuly 2, 2024

Austria dhe Turqia masin forcat në Leipzig, aty ku luajnë dhe sfidën e fundit të fazës së 1/8-ave.

Austriakët duken pretendent pasi dolën të parët në Grupin D, duke lënë pas Francën dhe Holandën, teksa do të tentojnë fitoren e radhës për të qenë një surprizë e madhe këtë Europian.

Nga ana tjetër, turqit u kualifikuan të dytët në Grupin F, pas Portugalisë dhe duan të avancojnë më tej në këtë kompeticion.

REZULTATI LIVE:

AUSTRI 1-2 TURQI

Gregoritsch 66′ / Demiral 1′, 59′

KOMENTI LIVE:

78′ Dy zëvendësime te Turqia. Largohen Guler dhe Yildiz, në vendet e tyre futen Yokuslu dhe Akturkoglu.

66′ GOOOL AUSTRIA 1-2/ Gregoritsch gjen një top në zonë dhe godet drejt rrjetës. (VIDEO)

65′ Dy zëvendësime te Austria. Largohet Laimer dhe Lienhart, në vendet e tyre futen Grillitsch dhe Wober.

59′ GOOOL TURQIA 0-2/ Demiral godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

58′ Zëvendësim te Turqia. Largohet Yuksek dhe në vendin e tij futet Ozcan.

52′ Lienhart ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

51′ Posch jep një të bukur për Arnautovic, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga Mert.

47′ Baumgartner hedh një krosim në zonë që goditet nga Gregoritsch, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Dy zëvendësime te Austria. Largohen Schmid dhe Mwene, në vendet e tyre futen Gregoritsch dhe Prass.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

42′ Yuksek shkakton një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

38′ Schmid shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

11′ Kokcu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ Lienhart godet me kokë pas një krosimi në zonë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ GOOOL TURQIA 0-1/ Demiral gjen topin në zonë dhe godet duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:



AlbaniaWeb.net