“Ika për 20 ditë”/ Pas një viti, aktori Jamie Foxx ndan detaje nga kriza e rëndë shëndetësore
Jamie Foxx ende nuk e ka zbuluar publikisht se çfarë e shkaktoi shtrimin e tij në spital vitin e kaluar, por ka ndarë më shumë detaje përmes një videoje.
Aktori fitues i çmimit Oscar u shtrua në spital në prill të vitit 2023 kur pëjetoi krizë shëndetësore ndërsa po xhironte filmin e Netflix “Back in Action” në Atlanta.
Përmes një videoje të postuar në TikTok këtë javë, Foxx thotë se kishte një “dhimbje koke të keqe” më 11 prill 2023 dhe i kërkoi ndihmë miku të tij, Advil. “Më pas, isha i ikur për 20 ditë, nuk mbaj mend asgjë”, tha aktori në videon e regjistruar më 29 qershor në Phoenix.
Vitin e kaluar, ylli ‘u zhduk’ nga qendra e vëmendjes vitin e kaluar, pas asaj që vajza e tij Corinne Foxx e quajti një “komplikacion mjekësor” në mediat sociale.
AlbaniaWeb.net