Mon, Nov 25, 2024

“E kopjoja gjithmonë”/ Almeda Abazi zbulon gruan më të bukur shqiptare

  • PublishedJuly 3, 2024

Almeda Abazi është modelja dhe ish-missi shqiptar e cila ka vazhduar jetën në Turqi. Herë pas here ajo rikthehet në Shqipëri së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Pushime On Top”, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj personale. Por, gjatë intervistës, ajo ka treguar se ka dashur gjithmonë të dukej si gazetarja Hygerta Sako.

Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por unë jam rritur duke kopjuar… kam qenë shumë e vogël dhe vishja rroba banje dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon. Vishesha dhe vendosja diçka si bluze, e hidhja mbrapa për t’i bërë flokët e gjata, thosha unë jam Hygerta”, tha ajo.

Almeda është kurorëzuar Miss Shqipëria e Miss Globe, tituj padyshim të merituar pasi vijon të mbetet një prej vajzave më të bukura shqiptare. Ajo jeton në Turqi, së bashku me familjen e saj, dy fëmijët, bashkëshortin, nënën dhe motrën.