Sun, Nov 24, 2024

Lamtumirë Kadare! Shkrimtari më i madh shqiptar përcillet me nderime

  • PublishedJuly 3, 2024

E mërkura e gjeti kryeqytetin në ditë zie kombëtare, teksa qindra personalitete publike dhe politikanë të ërisë dhe Kosovës i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit , i cili ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88 vjeçare.

Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit u tejmbush nga miq dhe adhurues të Kadaresë, por edhe nga politikanë e qytetarë të tjerë që përcollën me lule në duar kortezhin e shkrimtarit më të madh shqiptar.

Kryeministri Edi përmbylli me një fjalim të vetëm ceremoninë e homazheve, me porosi të bashkëshortes së të ndjerit, Helena Kadare.

erdhi, shkroi dhe iku. U prehsh në Ismail, i the të gjitha,” tha Rama gjatë fjalës së tij, duke e quajtur Kadarenë si ‘njeriun që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj’.

Edhe Presidenti Begaj e cilësoi Kadarenë si gjeniun e letrave të shqiptarëve, poetin e miteve të Ballkanit dhe përfaqësuesin më të spikatur të letërsisë moderne botërore.

“Novator në stil si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne”, shkroi Begaj në reagimin e tij publik.

Një rastësi ishte prania e statujës simbolike të Nënë Terezës në sfondin e skenës së TOB-it, ku u vendos për homazhe arkëmorti me trupin e Kadaresë.

“Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë”, tregoi Rama mbi rastësinë e simbolit të Nënë Terezës në sallën e homazheve të shkrimtarit.

Rama shtoi se duke e njohur Kadarenë, e dinte që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje.

Vendi i prehjes së Kadaresë u bë gjithashtu objekt diskutimi gjatë homazheve, ku kryeministri tha se i kishin mbërritur plot mesazhe me sugjerime. Në mbyllje, Rama shtoi  Kadaresë do i jepej në kohën dhe vendin e duhur një banesë e veçantë, e denjë për të dhe personalitetin e tij që i kishte lemeri tubimet, fjalimet dhe vendet e populluara.

Pas homazheve dhe ceremonisë shtetërore, Ismail Kadare u përcoll drejt varrezave të Tufinës i shoqëruar nga një kortezh familjarë dhe miqve të ardhur nga .

Gjatë homazheve për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Foto: .
Qindra personalitete të politikës dhe jetës publike i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit Ismail Kadare. Foto: Nensi Bogdani/ .