Sun, Nov 24, 2024

Jamie Foxx flet për herë të parë për sëmundjen që për pak sa nuk i kushtoi me jetë

  • PublishedJuly 3, 2024

Në një video që tashmë ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe me një datë të pacaktuar, aktori Jamie Foxx shihet duke iu drejtuar një grupi njerëzish në një restorant në Phoenix, Arizona (ShBA), ku u tregon atyre se çfarë i ka ndodhur.

Më 12 prill 2023, Jamie Foxx, pa se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.

Aktori po xhironte filmin e tij “Back in Action” së bashku me Cameron Diaz kur u shtrua urgjentisht në spital pasi u rrëzua në xhirime

Foxx, 56 vjeç, filloi duke rrëfyer se si një dhimbje koke i ndryshoi plotësisht jetën.

Shiko, më 11 prill të vitit të kaluar, pata një dhimbje koke të fortë, i kërkova djalit tim (asistentit të tij)… që të largohesha për 20 ditë”, rrëfeu ai, duke pranuar se ‘nuk mban mend asgjë’ nga ajo kohë.