“Na ka shpëtuar”/ Rruga e re Thumanë-Kashar e hapur për qarkullim, qytetarët: Na kursen kohë, shmangim trafikun
Që prej 30 qershorit aksi Thuman Kashar është i hapur për qytetarët.
Në një video të ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama, qytetarët shprehen se aksi i ri u kursen shumë kohë dhe nuk ka më trafik.
“Na ka shpëtuar, shkojmë vijmë shumë shpejt. Shumë mirë europaine, na ka kryer punë. Për ne që punojmë me transport trafik s’ka.”
“Shumë e mirë është, bravo qeverisë që e ka bërë.”
“Na ka lehtësuar goxha. Neve që punojmë na ka lehtësi.”
“Na kursen naftën.”
“Shyqyr që u be aman, se na shpëtuat”
Nga Kosova po vi, kjo është një arritje shumë e madhe për kombin shqiptar. Kemi pasur vonesa.
“E shkurtin shumë distancën. Super.”
“Si në Europë. kam jetuar në Itali dhe kam ardhur të hap biznes. Si standardet e Europës.”
“Na kanë nderuar me këtë rrugë që kanë bërë, na duket vetja sikur jemi në Romë”, shprehen qytetarët.
AlbaniaWeb.net