Sun, Oct 6, 2024

Presidenti i Interit, Marotta: Buffon dhe Spalletti, njerëzit e duhur për ringritjen e Italisë

  • PublishedJuly 4, 2024

“Italia duhet të rinisë nga Gigi Buffon dhe nga Spalletti”, këto ishin fjalët e Presidentit të Interit, Beppe Marotta, me rastin e ceremonisë së hedhjes së shortit, për kalendarin e Serie A, për sezonin 2024-2025. Ai shtoi më pas sërish lidhur me eliminimin e Italisë në evropian: Nuk është e drejtë që të bëhemi të gjithë gjykatës. E rëndësishme është që të dilet sa më shpejtë nga kjo situatë, ndaj mendoj se kemi njerëzit e duhur, duke nisur nga stafi teknik edhe dirigjentët, në mënyrë që kombëtarja italiane të ringrihet, përfundoi Marotta.

AlbaniaWeb.net