Sun, Oct 6, 2024

Merkato/ Rabiot, në listën e dëshirave të shumë klubeve të mëdhaja evropiane

  • PublishedJuly 4, 2024

Mesfushori francez Rabiot, vijon të jetë në qendër të zërave të merkatos, megjithëse aktualisht, mesfushori është i zënë me kombëtaren e Francës, ku deri më tani kanë arritur të shkojnë deri në çerekfinalet e Kampionatit Europian dhe nuk e ka mendjen te kontrata me klubin e tij. Rabio po shikon mundësitë e mundshme dhe ka të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion që ta bëjë këtë gjë. Në pistën e klubeve të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit ka dalë edhe Roma. Klubi verdhekuq po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me francezin, por problem mbetet paga e tij e lartë që kap shifrën e 7 milion eurove në sezon.

Kryeqytetasit akoma nuk i kanë bërë një ofertë zyrtare Rabios, por duket se e kanë rezervuar pasi ky i fundit të largohet nga grumbullimi me kombëtaren franceze. Gjithashtu më herët edhe Milan e Liverpool, kanë shfaqur interes për ish mesfushorin e Juventusit, për të cilin pritet të ketë një “luftë” të fortë në merkaton e kësaj vere.

AlbaniaWeb.net