Mon, Nov 25, 2024

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

  • PublishedJuly 5, 2024

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht në bregdet në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen 13 deri 31°C në zonat malore, 15 deri 35°C në zonat e ulëta dhe 18 deri 34°C në zonat bregdetare.



AlbaniaWeb.net