Sun, Nov 24, 2024

Mbi sërf me flamurin amerikan, festa e pazakontë e Mark Zuckerberg për Pavarësinë e SHBA-së

  • PublishedJuly 5, 2024

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg poston rregullisht mesazhe për miliona ndjekësit e tij me rastin e festave të ndryshme. Sot ai ka festuar në mënyrën më të pazakontë 4 Korrikun, ditën e pavarësisë së SHBA-së.

Këtë vit, ai e ka festuar duke bërë sërf teksa valëviste flamurin amerikan. Ai gjithashtu shfaqet duke pirë edhe birrë ndërsa kishte të veshur një kostum serioz. Për të kompletuar komplet mënyrën e festimit të këtij viti, Zuckerberg e mbylli videon me këngën “Born in the USA” të Bruce Springsteen. Zuckerberg shkroi në postimin në llogarinë personale të Instagramit:

“Urime ditëlindjen Amerikë!”

Dita e Pavarësisë, e njohur 4 korriku, është një festë federale në Shtetet e Bashkuara që përkujton ratifikimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi i Dytë Kontinental më 4 korrik 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



AlbaniaWeb.net