Sun, Nov 24, 2024

“Shanset janë 50-50”, Nagelsmann-De la Fuente flasin me respekt, por premtojnë triumfin

  • PublishedJuly 5, 2024

Spanjë-Gjermani mund të konsiderohet pa frikë një finale e parakohshme, një super sfidë mes dy pretendentëve kryesorë për të triumfuar në këtë Evropian. Të flasësh për favoritë në këtë përballje është shumë e vështirë, e kanë shumë të vështirë edhe kompanitë e basteve ku një sukses i mundshëm i dy ekipeve kuotohet me të njëjtin koeficient 2,75. Spanja mbetet një tabu e madhe për Gjermaninë, për herë të fundit, një ndeshje zyrtare, kanë fituar në 1988 largët, por Nagelsmann beson:

“Gjithçka është gati. E kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi planin tonë për këtë ndeshje. Jemi në çerekfinale, por ne duam që të shpallemi kampionë, ashtu si dhe kundërshtarët tanë. Janë dy skuadra cilësore, skuadra që duan të mbajnë topin. Të shohim nëse gjërat do të shkojnë sipas planit”, u shpreh Nagelsmann në konferencë për shtyp.

Me respekt për rivalin e tyre foli edhe De la Fuente: “Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Mund të ishte dhe finalja e Europianit një përballje e tillë. Gjermania është mjaft e rrezikshme në minutat e para dhe ndaj duhet kujdes maksimal dhe t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Duhet të jemi vigjilent që në minutën e parë. Kam një ndjenjë të mrekullueshme për këtë ndeshje, Të gjithë janë të qetë. Ne e dimë se duhet të luajmë një lojë të shkëlqyer për t’i mposhtur kundërshtarët tanë. Kemi një ekip që ka siguri dhe shumë energji. Mundësitë për kualifikim janë 50-50 dhe vetëm detajet do të bëjnë dallimin”, theksoi ndër të tjera trajneri i Spanjës në konferencë për shtyp.

()

AlbaniaWeb.net