Sun, Nov 24, 2024

Starmer takohet me Mbretin Charles, gati për të marrë “bekimin” si kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

  • PublishedJuly 5, 2024

Keir Starmer, kryeministri i ardhshëm i Britanisë është gati të marrë “frenat” e vendit të tij në dorë, teksa raportohet se shkuar në Buckingham Palace për të marrë mandatin nga Mbreti Charles dhe për të formuar qeverinë e re. 

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, lideri laburist kapërceu pragun e pallateve për të takuar mbretin dhe për të marrë dritën “jeshile” për shpalljen e tij zyrtare si Kryeministër i Britanisë.

Pasi partia e tij shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhje, ai tani është gati të kalojë vijën e finishit, ku pas takimit me Charles do të niset për në Downing Street, ku do të mbajë fjalimin e tij të parë zyrtar si Kryeministër.



AlbaniaWeb.net