Hapet tuneli i Llogarasë! Investimi madhor shkurton distancën, Dukat-Palasë nga 40 në vetëm 7 minuta
Këtë të premte është hapur zyrtarisht tuneli i Llogarasë. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.
Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit.
Herët në mëngjes kreu I qeverisë Edi Rama, në rrjetin e tij social FB ka shpërndarë një foto të tunelit duke e cilësuar atë si një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
Tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.
Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë.
Ky investim i qeverisë shqiptare 140 milion eurosh shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta, duke shmangur kështu kthesat e Llogarasë.
Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku mbrëmë në emisionin Top Story të Grida Dumës tha se vetin ardhshëm tuneli do të jetë i aksesueshëm përmes një pagesë simbolike.
Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.
AlbaniaWeb.net