Mon, Nov 25, 2024

Rama inauguron hapjen e tunelit të Llogorasë: Brenda një viti ulim dhe avionin e parë në Vlorë! Qytetarja: Jep fjalën e burrit?

  • PublishedJuly 5, 2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku po inauguron hapjen e tunelit të Llogorasë që do të shkurtojë rrugën drejt jugut të Shqipërisë.

Tunelin Rama e ka përshkruar me një autobus, ku ndodhej i shoqëruar nga ministret Balluku dhe Kumbaro, sekretarin e e Përgjithshëm Blendi Klosi dhe dhjetëra qytetarë.

Gjatë bisedës me një qytetare, Rama i tha se pas një viti do ulet edhe avioni i parë në Vlorë, ndërsa qytetarja i kërkoi ‘t’i jepte fjalën e burrit’.

Rama: Tunelin e kanë premtuar të tërë. Aeroportin e kanë premtuar të tërë

Qytetarja: Me fjalë burri?

Rama: Sot një vit ulim avionin e parë, korridorin e mbyllur do e bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashara, do të jetë nga kufiri me Malin e Zi deri te lidhja këtu në autostradën e Fier



AlbaniaWeb.net