Jason Derulo kujton momentin e aksidentit të frikshëm: Mund të vdisja
Artisti i njohur, Jason Derulo në një intervistë të dhënë së fundmi me Paris Hilton në podcastin e saj ka rikujtuar momentin e një aksidenti të frikshëm në të cilin theu qafën dhe për pak sa nuk i kushtoi edhe jetën.
Teksa po shpjegonte se si ndodhi gjithçka këngëtari u shpreh se:
“Unë e kisha krijuar këtë turne dhe ishte turneu më i madh i jetës sime në atë moment!
Mirëpo për t’u përgatitur për turneun, atij i duhej të bënte saltro mbrapsht. Duke theksuar këtë Jason shtoi më tej se:
“Ai më kërkoi të bëja 50 saltro mbrapsht me shpinë, që është një nga idetë më të këqija që dikush ka pasur ndonjëherë. Kështu që unë rrëshqita gjatë një prej rrotullimeve dhe rashë me kokë, duke thyer rruazat e mia C2.”
Këngëtari pranoi se pikërisht në atë moment mendoi menjëherë se mund të vdiste nga lëndimi.