Mbyllet përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’, sot transportohen për në Pogradec 30 të paraburgosurat e fundit
Është mbyllur përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë ditës së sotme po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec.
Në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat. Gazetarja Anila Hoxha thotë se burgu Ali Demi në Tiranë pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri, pra ata shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.
Statusi i ri i burgut Ali Demi ndryshe 325 u konfirmua zyrtarishr gjatë javës së kaluar për podcastin Fol Me Anila Hoxha, transmetuar në Top albania Radio. Anila Hoxha raporton se Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi ndryshe burgu 325 është i njohur me këtë emër që prej vitit 1976. Kjo IEVP ka shërbyer si repart pune për ndërtimin e pallateve të banimit në Tiranë nga të dënuarit me burgim. Me ndërprerjen e punimeve mbeti si burg ky shlyejnë dënimin të dënuar për vepra të lehta penale si dhe gratë pas vendimit të formës së prerë. Vitet e fundit ishte burg vetem për gratë e denuara dhe të paraburgosura.
Ky institucion ka kapacitet maksimal të ofruar për 100 persona.
Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë ”Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, ndër vite ishte kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën 3 vjeç.
AlbaniaWeb.net