Livia emocionet shumë nga telefonata e Mevlanit live në emision: Ma bëri zemrën…
Ndarja e çiftit të njohur, Livia Brunga dhe Mevlan Shaba, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
Livia ende nuk e ka harruar këngëtarin, pasi në rrjetet e saj sociale poston vazhdimisht foto dhe shkrime dedikuar ish-partnerit. Ndërkohë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, Livia u shpreh se ‘është e ndarë për momentin, por ndihet e dashuruar’.
Erjola Doçi e mori në telefon Mevlanin, e kur i thotë se ka aty pranë Livian dhe t’i thotë diçka, ikën valët. Moderatorja tentoi që t’a merrte sërish, por nuk shkonte zilja. Ndërkohë Livia ishte shumë e emocionuar dhe thotë:
“Kur flitet për ne ikin edhe valët, e kupton se ça bëhet”.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Do kontaktoj dikë, një zë që ti do doje t’a dëgjoje. Melodioz për veshët e tu. Alo, o Mevlan si je? Kam dikë që po i rreh zemra fort ndërkohë që dëgjon zërin tënd
Mevlani: Ti rregullo zemrën tënde…
Erjola: O Mevlan, kam Livia këtu dhe dua që t’i dedikosh diçka, dy vargje, çfarë të vjen spontanisht t’i thuash në këto momente Livias
Livia: Kur flitet për ne ikin edhe valët, e kupton se ça bëhet.
Erjola: Meqë i ikën valët Mevlanit, ti çfarë do i thoje sot nga këndi ynë “Kape Prime”
Livia: Ma bëri zemrën…, ia kam thënë edhe Mevlanit… A bën me dit çfarë thotë ai